Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar se deri më tani,  janë shfaqur vetëm dy problematika gjatë procesit zgjedhor, konkretisht në Vlorë dhe Cërrik.

“Nuk rezulton të ketë problematika të zhvillimit të procesit. Është raportuar për dy problematika, një në Cërrik, për sjelljen e një vëzhguesi, por jemi duke e verifikuar nëse ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë po votonte votuesi.

Në Vlorë, ka patur një diskutim ndërmjet kryetares së QV me operator për procedurat e identifikimit. KQZ po e verifikon se cila ka qenë zgjedhja e secilit prej këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.

Më tej, ai tha se votimet do të mbyllet në orën 18:00 dhe përtej kësaj ore nuk do të lejohet askush tjetër të votojë.

“Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve në moshë të re, është një trend edhe në shtete të tjera që nuk kanë ndonjë trend të madh për të votuar”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Sipas të dhënave të deritanishme, grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb