Me pjesëmarrje të ulët dhe me një rezultat aspak surprizues zgjedhjet në 5 bashkitë e vendit u mbyllën me fitoren e socialistëve.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 334.539 zgjedhës në total, në votime morën pjesë 61.724 qytetarë ose thënë ndryshe 18.45% e votuesve.
Vlora ishte bashkia që pati numrin më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, me 12.5 % të totalit, ndërsa fituese u shpall ish-deputetja socialiste Brunilda Mersini, e cila siguroi 15.672 vota në përballjen e saj me dy rivalët opozitarë, ku Dionis Sota mori 2333 vota, ndërsa Gjergji Nika 1975 vota. Kryebashkiakja e zgjedhur e Vlorës u shpreh e kënaqur për pjesëmarrjen, ndërsa ndau përshtypjet e para pas procesit bashkë me drejtuesin politik të qarkut, Bledi Çuçi.
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u mbështet nga PD, Amarildo Hoxha, i cili ka marrë 1888 vota, një diferencë tejet e ngushtë prej 613 votash me kandidatin Eligert Hima të Shqipëria Bëhet, i cili mori 1275 vota.
Edhe Berati do të drejtohet nga socialistët, ku ish-nënkryetari i bashkisë Ervin Ceca fitoi kundrejt rivalit opozitar me 13.050 vota, thënë ndryshe me 83.35% të totalit. Kandidati i pavarur, mbështetur nga PD-ja Pavlo Shkarpa mori 2607 vota, një diferencë e ndjeshme mes tyre.
Bashkia Tepelenë pati një përballje mes brezave, ku triumfoi me 3261 vota Gramoz Sako i Partisë Socialiste, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Gabriel Guma vetëm 26 vjeç mori 928 vota. Procesi i numërimit u mbyll me shtrëngimin e duarve mes dy kandidatëve, ndërsa socialistët nuk e fshehën entuziazmin.
E vetmja bashki në veri të vendit që shkoi në zgjedhje të pjesshme, Mati u fitua sërish nga socialistët. Altin Bojni mori 7425 vota ose 66.54%, kurse rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika ka marrë 3184 vota ose 28.54%. Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota ose 4.92%.
5 kryebashkiakët e zgjedhur do të jenë në detyrë deri në pranverën e vitit 2027, kur do të mbahet zgjedhjet lokale.
Rezultatet sipas bashkive:
VLORA
Pas numërimit tyë 231 kutivë në Bashkinë e Vlorës, fituese është shpallur kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.
Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%).
Ndërsa Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).
CËRRIKU
Pas numërimit të 57 kutive, rezultoi se kryebashkiaku I ri I Cërrikurt do të jetë kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota.
Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota
Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% përqind të votave, pra 1888 vota.
BERAT
Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit
Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.
TEPELENË
Bashkia Tepelenë do të drejtohet nga kandidati socialist Gramos Sako, I cili pas numërimit të kutive të votimit, reazultoi se ka siguruar 3.261 vota, pra 77.8% të tyre.
Ndërkohë kandidati Gabriel Guma siguroi 928 përiqnd të votave, pra 22.2% të tyre.
Kujtojmë se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte shumë e ulët, ku sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:
Berat – 19.98%,
Vlorë -12.54 %,
Cërrik – 25.00%,
Mat -39.36%
Tepelenë – 34.63%.
