Vëllai i Migena Kodrës, e cila u vra dy vite më parë nga kunati ndërkohë që flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe, ishte sot i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

Ndërkohë që ish bashkëshorti i motrës së tij është tashmë në një betejë ligjore më ta për kujdestarinë e fëmijëve, Arjeli rrëfen se deri tani babai nuk ka kontribuar asgjë në rritjen dhe edukimin e tyre.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë kundërshtim që fëmijët të rriten me të atin, për sa kohë që nuk jetojnë në banesën që nëna e tyre u vra mizorisht.

“Kam rreth 2 vite që u kam paguar kopshtin të dy fëmijëve, nuk i kam kërkuar kurrë asgjë dhe nuk i dua, por ai nuk ka kontribuar. I kam ndjekur në privat. Edhe në shkollë djalin e regjistrova në privat sepse u dua më të mirën, i kam pikë të dobët se më duket sikur mi ka lënë amanet nëna e tyre, motra ime. Më shumë se sa t’i kisha fëmijët e mi. I çoj edhe në after school.
Nuk i kam thënë asnjë fjalë dhe nuk e kam kërcënuar kurrë, ka marrë 1 vit urdhër mbrojtje ndaj meje. Nuk i kam shkuar kurrë as në banesë as në punë, e kundërta ndodhi.
I kam thënë merr një shtëpi tjetër me qera, e paguaj unë, do ta blesh shtëpi ta blej unë me aq sa kam mundësi, me kredi apo borxh ta marr unë. I kam thënë të jap çelësat e shtëpisë ti me dhe jeto këtu rrit fëmijët. Vetëm në shtëpinë kur nëna e tyre u vra nuk mund t’i çoj, nuk dua të përjetojnë edhe një herë tmerr dhe trauma nga ajo që përjetua”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb