Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK që të paraqitet të premten më datë 14 nëntor për të dhënë shpjegim, si person që ka dijeni lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
Fletëthirrja mban thirrjen e prokurorit të Posaçëm Alfred Shehu dhe i është dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratikë ne adresën e banesës së tij, të selisë së Partisë Demokratike, si dhe në Kuvend.
Prokurori e konsideron ish-kryeministrin një ndër personat kyç në zbardhjen e ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit 2021, ku gjatë demonstratës së opozitës së kohës para godinës së kryeministrisë u vranë 4 protestues për shkak të pranisë së tij në ambientet zyrës së tij që nga nisja dhe deri në përfundim të protestës që u mbyll tragjikisht.
Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje nga e veja e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave, por fillimisht çështja u dërgua në kompetencë të prokurorisë së Tiranës. Gjykata e lartë e cila u vu në lëvizje nga kallëzuesit vendosi të urdhërojë SPAK që të hetojë vrasjet e 4 demonstruesve.
Prokurorët po hetojnë për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe rolin e zyrtarëve të lartë në lidhje me këtë ngjarje. Hetuesit duan të zbulojnë se kush dha urdhër që të qëllohej nga protestuesve, fakt që deri më tani nuk është zbardhur.
Më herët gjatë javës që lamë pas prokurorët morën dëshminë e ish-ministrit të brendshëm të kohës kur ndodhën ngjarjet, Lulzim Basha, ndërsa do të vijojë me pyetjen e ish-kryeministrit Berisha. Për vrasjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj janë dënuar me 1 vite burgim ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi dhe 3 vjet burg gardistin Agim Llupo. Vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës vijojnë të jenë të pazbardhura.


