Romani më i ri i shkrimtarit Ben Blushi, “Jam Mysliman” ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, duke shkaktuar edhe reagimet e para në rrjet. Libri është pritur me entuziazëm nga një masë e madhe, disa të tjerë kanë shfaqur dyshime, por ka patur edhe të tjerë të cilët e kanë kthyer kopertinën e librit në meme në rrjetet sociale, sicc shprehet autori
Ben Blushi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Blushi shpjegon librin në 2 minuta. Autorit i pëlqen humori dhe kritikat, por thekson se libri nuk është kundër myslimanëve, por kundër fanatikëve që duan të kufizojnë lirinë, dashurinë dhe artin.

Blushi shprehet se ai vetë është rritur nga myslimanët, në familjen e tij ka anëtarë të besimit Islam, por duke theksuar se Zoti i tyre ishte dashuria dhe Feja e tyre ishte nderi.

Në roman, sipas rrëfimit të autorit, përshkruhet rruga e një shkrimtari që, pas udhëtimit në Mekë, kthehet në mysliman dhe përballet me at që e keqpërdorn fenë për pushtet dhe intolerancë.

Me ton të theksuar, autori dëshiron të shpërndajë mesazhin: Feja nuk duhet të kufizojë jetën, artin, të bukurën dhe dashurinë.

“Jam mysliman”
Ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe për romanin tim të ri “Jam Mysliman”. Disa prej tyre janë inkurajuese. Disa janë entuziaste dhe disa janë mosbesuese. Në disa raste, kopertina e këtij romani është kthyer në meme. Dhe kjo më pëlqen shumë! Disa prej këtyre memeve kam vendosur t’i postoj në faqen time në Facebook. Ato kanë shumë humor.

Por për fat të keq disa komente dhe disa meme janë shumë fyese. Unë i mirëkuptoj prap të gjithë. Megjithatë dua t’ju them diçka. Romani “Jam Mysliman” nuk është kundër myslimanëve.

Unë jetoj me myslimanë. Ata më rritën. Ata më mësuan çfarë është mirë dhe çfarë është keq. Ata më mësuan si të dua.

Unë i dua të gjithë myslimanët. Xhamia e myslimanëve që më rritën ishte familja. Zoti i tyre ishte dashuria. Feja e tyre ishte nderi.

Unë jam po aq mysliman sa ata. Gjyshja ime ishte myslimane. Gjyshja e fëmijëve të mi është myslimane.

Unë besoj se myslimanët shqiptarë janë myslimanët më liberalë në botë. Ky libër i dedikohet pikërisht atyre.

Romani “Jam Mysliman” tregon jetën e një shkrimtari që pasi shkoi në Mekë u kthye në mysliman. Por njëlloj si unë edhe ai pati një betejë me fanatikët. Me radikalët, me ata që e kthejnë fenë në armë. Me ata që i kthejnë besimtarët në ushtri. Me ata që e detyrojnë zotin të duket si pushtues. Me ata që fyejnë. Me ata që ndalojnë dashurinë. Me ata që ndalojnë bukurinë e grave me perde. Me ata që janë kundër artit.

Me ata që janë kundër artit, kundër shkencës dhe kundër përparimit.

Ky libër pra, nuk është kundër myslimanëve.

“Jam Mysliman” është kundër fanatikëve. Kundër atyre që duan të kufizojnë liritë tona.

Ai nuk është një trakt dhe as një akuzë. është vetëm një roman.

Dhe diçka në fund fare. Sa më shumë humor. Do t’i postoj të gjitha memet tuaja në faqen time në Facebook.

Faleminderit shumë dhe ju pres në panairin e librit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ben Blushi (@ben.blushi)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb