Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të përfitojnë bonus në fund të vitit të ardhshëm.

Në përgjigje, ministri Malaj tha se një bonus i tillë nuk është parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2026, por shtoi se mundësia për dhënien e tij do të varet nga performanca e ekonomisë.

“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ, nëse rritja ekonomike e justifikon, do ta japim bonusin,” – deklaroi Malaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb