Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që është regjistruar në në Skourta, Viotia të Greqisë, ku thuhet se personi i gjetur i djegur në makinë është një shtetas shqiptar. Mjeku ligjor që po heton rastin ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës, e cila u gjet e djegur brenda një automjeti ditë më parë dhe dyshohet se është një shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, dyshohet se objekti metalik i përket predhës së plumbit që i ka marrë jetën personit, para se trupi i tij të digjej. Viktima u gjet të premten e kaluar, e djegur dhe e prangosur, brenda një automjeti të vjedhur, ndërsa policia greke ka marrë mostra ADN-je nga një i afërm i një punëtori ndërtimi shqiptar, për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për të.

Hetimet tregojnë se automjeti mund të jetë djegur dy ose tre ditë para se të zbulohej nga një gjuetar, i cili më pas njoftoi autoritetet. Sipas informacioneve, makina ishte vjedhur në maj nga Glifadha e Athinës dhe kishte targa të falsifikuara që i përkisnin një mjeti nga Katerini.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet, ndërsa një skenar i mundshëm është se viktima është një shtetas shqiptar që rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb