U hodh nga një mbikalim në autostradën A6 të Savonas, në Torino. I punësuar nga klubi si këshilltar i jashtëm, dy ditë më parë ishte marrë në pyetje nga prokuroria e Torinos, në kuadër të hetimeve mbi infiltrimin e organizatës kriminale“Ndragheta”mes grupimit të tifozerisë bardhezi, duke administruar edhe biletat.

Një mister përfshin universin e tifozerisë juventine. Dy ditë më parë, Raffaello Buci, 40 vjeç, me origjinë nga San Severo, i famshëm në rangun e tifozëve, si kapo i grupimit më të famshëm të ultrasve bardhezi, “Drughi”, është vetëvrarë duke u hedhur nga një mbikalim në një nga autostradat e Fosano (Cuneo). Sezonin e kaluar, Bucci, i ashtuquajtur Ciccio, u punësua nga klubi i Juventusit në rolin e këshilltarit të jashtëm, apo më konkretisht me detyrën për të shërbyer si hallka lidhëse mes klubit dhe tifozerisë.

Vetëm dy ditë para vetëvrasjes, Bucci ishte marrë në pyetje nga prokuroria e Torinos, si një person i informuar në kuadër të hetimit më të fundit të ngritur në lidhje me infiltrimin e organizatës famëkeqe kriminale, “Ndragheta” brenda sektorit “curva sud” ku qëndrojnë tifozët ultras të Juventusit, përfshirë dhe tifogrupi “Draghi”, madje dhe për të ashtuquajturin biznesin mbi sigurimin e biletave të ndeshjeve në grup të madh, me qëllim rishpërndarjen dhe shitjen e tyre.(telesport)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb