Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një proklamatë me të cilën shpalli javën e ardhshme në SHBA si javë “antikomunizmi”, duke sulmuar kundërshtarët e tij të majtë.
Këto proklamata, në të cilat presidentët amerikanë nxjerrin në pah çështje që i interesojnë për një ditë ose një javë, janë kryesisht simbolike.
Duke dënuar “një nga ideologjitë më shkatërruese në histori”, republikani 79-vjeçar shkroi në tekstin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë: Sot, zëra të rinj përsëritin gënjeshtra të vjetra, duke i maskuar ato nën fraza si “drejtësi sociale” ose “socializëm demokratik” tendencë të cilës pretendon se i përket Zohran Mamdani, kryetari i sapo zgjedhur i Nju-Jorkut.
“Mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: hiqni dorë nga liritë tuaja, besoni fuqinë e qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e begatisë me rehatinë e zbrazët të kontrollit”, shtoi Trump.
Presidenti amerikan tashmë e ka quajtur Mamdanin “komunist” dhe ka deklaruar në një fjalim pas zgjedhjes së këtij të fundit se amerikanët përballen me “një zgjedhje mes komunizmit dhe arsyes së shëndoshë”.
