Erl Murati, tha sot në “Log” në News24 se pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe të ambasadores amerikane, Yuri Kim Komisioni Hetimor për inceneratorët nuk do të kishte zgjatur afatet. Duke u ndalur te çështja Balluku, Murati tha se kur presioni i ndërkombëtarëve ndaj Ramës është i madh, ky i fundit detyrohet që t’i lëshojë të vetët.

“Presioni ndërkombëtar ndaj Ramës është aq i madh sa ai detyrohet të lëshojë të vetët. Kryeministri, kur mbron të vetët, mbron veten. Por kur presioni është i madh, ai detyrohet të veprojë ndryshe,” tha Murati.

Ai theksoi rëndësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare në garantimin e funksionimit të komisioneve hetimore në vend, duke nënvizuar se pa këtë presion, disa çështje të rëndësishme mund të mbeten të pazgjidhura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: