Në Napoli, ambienti po “zien” pas humbjes kundër Bologna-s, humbja e 5-të sezonale në të gjithë turnet. Që nga dita kur Conte zbarkoi në Napoli, ky është momenti i tij më i vështirë, dhe në të tilla raste, as Conte nuk qëndron pasiv, por “shpërtheu” në konferencë për shtyp, ku ndër të tjera nuk nguroi as të merrte përgjegjësi.

Mediat raportuan për një situatë të rendë në dhomat e zhveshjes, ndërsa nuk kishte munguar dhe një telefonatë ndërmjet Contes dhe De Laurtentiis, shkuan deri aty se aluduan se Conte kishte paraqitur dorëheqjen.

Për të zbutur situatën ka menduar bosi i Napolit, i cili në një reagim në rrjetin social X hodhi poshtë këto variante: “Lexoj në Web përrallën se Conte ka dhënë dorëheqjen. Mes meje dhe Contes ekziston një sintoni speciale, është një nga ato burra që në Napoli pëlqehet shumë. Tifozëve që mund të kenë lexuar budallaqe në rrjetet sociale u them se jam krenar që Napoli dhe unë kemi në krah një si Antonio Conte, një person i aftë të sakrifikojë çdo sekondë të jetës së tij për këtë profesion”, shkroi ndër të tjera De Laurentiis në rrjetet sociale duke i dhënë fund aludimeve në lidhje me të ardhmen e Contes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: