Nga Madridi, në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga dy yjet e këtij ekipi, dy brazilianët Vinicius jr dhe Rodrygo. Të dy lojtarët me sa duket nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Alonso, me këtë të fundit që përtej deklaratave publike e ka bërë të qartë me zgjedhjet e tij në fushë. Pavarësisht se nga Madridi, si Alonso ashtu edhe drejtuesit e klubit, janë përpjekur të theksojnë se me Vinicius është vendosur paqja, në fund të këtij sezoni e sigurt është se Perez është i hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë për Vinicius.
E njëjta situatë është edhe me Rodrygon. Mundo Deportivo shkruan se për sulmuesin brazilian është vënë në lëvizje Tottenham, me “gjelat” që shohin te Rodrygo goditjen e madhe në kuadër të sezonit të ri. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, ekipi anglez është duke përpiluar ofertën e duhur për të bindur Real Madrid, bëhet fjalë për një ofertë që shkon në 80 milionë euro.
Reali është në pozita komode për të negociuar pasi Rodrygo është nën kontratë deri në vitin 2028. Të negociosh me Perez në këto kushte nuk është e lehtë, për këtë arsye duhet një ofertë bindëse, 80 milionë euro mund të mjaftojnë në një kohë kur edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Evropë, në futbollin e rëndësishëm.
Me këto lëvizje, Real Madrid pritet të ndryshojë totalisht repartin ofensivë në vigjilje të sezonit të ri ku i vetmi i paprekshëm është Kylian Mbappe.
(BalkanWeb)
