Përsëri po shpërthejnë thashethemet për shëndetin e Vladimir Putinit me rastin e fotove që tregojnë dorën e tij të fryrë dhe me venat e zmadhuara.

Presidenti rus u pa duke shtrënguar fort dorën e tij nga parehatia gjatë një eventi ku 73-vjeçari iu drejtua njerëzve të mbledhur në një palestër basketbolli. Imazhet ndezën spekulime të reja se Putini vuan nga një sëmundje serioze, me detektivët online që pretendojnë se mund të ketë nga Parkinson deri në kancer.

“Diçka nuk shkon me duart e Putinit”, deklaroi për East2Ëest Anton Gerashchenko, ish-këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
“Përveç faktit që janë të mbuluara me gjak deri në bërryla, venat e tij janë gjithashtu të zmadhuara”, shtoi ai.

Në nëntor 2024, duart e Putinit u bënë objekt spekulimesh, me Gerashchenkon që postoi në X se një video tregonte se “nuk lëviznin dhe dukeshin sikur ishin të ndara nga trupi i tij”.

Në tetor 2024, Kremlini kishte deklaruar se Putini nuk kishte probleme shëndetësore, pasi nuk ishte shfaqur publikisht për dy javë. Ai gjithashtu tha se Putini kishte vizituar një spital në Moskë për ekzaminime mjekësore.

Në prill 2022, një video e Putinit duke mbajtur një tavolinë ndërsa bisedonte me ish-ministrin e Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu kishte shkaktuar gjithashtu spekulime lidhur me gjendjen e shëndetit të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb