Jannik Sinner rifillon aventurën e tij në ATP Finals me një fitore të fuqishme ndaj Felix Auger-Aliassime, 7-5, 6-1, në ndeshjen e parë të grupit Borg. Pas finales së Parisit, ku fitoi titullin, numri 1 i botës shkëlqeu edhe në Torino, duke mposhtur kanadezin vetëm tetë ditë më pas. Seti i parë ishte i luftuar dhe emocionues, me Sinner që shfrytëzoi çdo mundësi për të kaluar përpara, duke përfituar nga një problem me muskujt e këmbës së majtë të Auger-Aliassime. Në setin e dytë, pas disa vizitash të fizioterapistit, kanadezi nuk mundi të bëjë dot asnjë kundërsulm dhe Sinner e mbylli takimin me një dominim të plotë, duke e fituar 6-1.
Nga ana tjetër, Lorenzo Musetti e ka nisur me humbje aventurën e tij në ATP Finals. Përballë Taylor Fritz, italianin e prisnin shumë vështirësi që nuk arriti t’i kalonte. Musetti pati disa mundësi për të kaluar përpara në setin e parë, por nuk arriti të shfrytëzonte asnjë prej mundësive të tij, duke humbur 6-3. Në setin e dytë, Fritz ishte më i fuqishëm dhe i pandalshëm, duke mbyllur me një 6-4 që e dërgoi Musettin në një situatë të vështirë për kualifikim.
Për Sinner, kjo fitore është një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale, ndërsa Musetti tashmë duhet të fitojë ndaj De Minaur për të mbajtur shpresat gjallë.
