Në ceremoninë përkujtimore të organizuar me rastin e 81-vjetorit të Çlirimit të Elbasanit, dy pasardhës të familjeve anëtare të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së të Shqipërisë “Nderi i Kombit” tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve teksa u shfaqën me portrete të udhëheqësit të Luftës Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha.

Ata qëndruan me portretet e Enver Hoxhës gjatë gjithë ceremonisë zyrtare, duke nderuar kujtimin e atyre që luftuan për lirinë e vendit. Në përfundim të aktivitetit, pasardhësit bënë edhe fotografi pranë Obeliskut kushtuar heroizmit të partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese, e cila mori pjesë në betejat për Çlirimin e Elbasanit.

Ky gjest u justifikua prej tyre si një shprehje e respektit dhe e trashëgimisë historike që familjet e tyre mbartin brez pas brezi, në kujtim të kontributit të LANÇ-së në historinë e vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb