Armando Kumaraku, personazhi i njohur i TikTok, i cili u arrestua së bashku me të ëmën, Natashën, për shfrytëzimin e fëmijës 9-vjeçar në rrjetin social TikTok, ka folur për herë të parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

Kumaraku tha se aktiviteti i tij viral në TikTok dhe përfshirja e ish-bashkëshortes së tij kishin krijuar situata të tensionuara.

“Këtë e kisha sekret nga Tasha, por tani po e merr vesh. Ato sharjet dhe ofendimet kanë qenë të organizuara nga persona nga ish-bashkëshortja ime për të nxisur Natashën, dhe ne e dimë që ajo merr zjarr direkt dhe filloi të shante.”

Ai theksoi gjithashtu se fëmija 9-vjeçar nuk kishte vepruar me qëllim negativ: “Fëmija vjen nga dhoma tjetër dhe nxjerr kokën te Live i gjyshes dhe shan si gjithë fëmijët. Edukimi i fëmijës është pasqyra e nënës.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb