Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi sërish ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, pas përplasjes për ligjin për barazinë gjinore.
Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve në selinë blu, Berisha tregoi se ambasadori Gonzato u thotë deputetëve demokratë se narkoshtetin për të cilin flet lideri i opozitës nuk e beson njeri.
Sali Berisha: Ky zotëri (Gonzato) u thotë deputetëve të PD dhe jo vetëm, “ai narkoshteti për të cilin flet Berisha nuk e beson njeri as këtu, as në Luksemburg”. Sigurisht, ti çon ato informacione të cilat absolutisht janë të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më tragjik dhe dramatik i shqiptarëve. Atëherë unë i drejtoj pyetjen pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve të narkoshtetit. Na thuaj çfarë janë këto kulla të cilat vetëm 20% e kanë nga bankat dhe të tjerat nga…
Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës, në këto funksione? Çfarë do të thotë ku kurs me 30-35% i rrëzuar përtokë? Zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, me dashje apo dashje mbështet Edi Ramën në platformën e tij. Duhet t’i themi gjërat hapur siç janë që të dimë se në çfarë kushtesh jemi.
Javën e kaluar erdhi një delegacion i PE, dhe po ky zotëri u thotë se lideri i opozitës nuk është pro perëndimor se pëlqen MAGA-n. Tani mor zotëri, pëlqej MAGA-n apo jo, kemi qenë parti e taksave më të ulëta në Europë, kemi qenë parti e ccështjes shqiptare kur ishte herezi të shqiptoje këtë fjalë. Por ne nuk mund të bënim të paditurin sikur unk ekziston dhe ccështja shqiptare u bë botërore dhe mori ato zgjidhje që mori ku ne kemi kontribute si shtet dhe si komb.
