Pas një serie deklaratash, Sali Berisha akuzoi Ramën dhe zv.kryeminsitren Balluku për menaxhim të keq dhe skandale në infrastrukturë. Ai theksoi se qindra taksa të shqiptarëve menaxhohen në mënyrë jo transparente dhe përmendi rritjen e kostove të projekteve publike, ndërsa solli në vëmendje përgjimet e Ballukut.

“Ky shtet duket sikur nuk ka asnjë ligj, asnjë rregull. Është pronë e Lubisë dhe e Edi Ramës, që mund të vendosin çfarë duan. Për të vjedhur jo 50, por të paktën 100 milionë për Llogaranë. Anuluan tenderin prej 130 milionë dhe tani shkon në 230 milionë. Janë ngritur ura pa ekzistuar, dy ura me 20 milionë, tuneli është katastrofal në cilësi dhe i pakolauduar. Komisioni ka firmosur vetëm një garanci, nuk ka asnjë tjetër!” – deklaroi Berisha.

Ai shtoi se përkundër këtyre shkeljeve, drejtësia nuk po merr masa, ndërsa u përmend edhe një rast simbolik: “Thuhet se është urdhër nga Edi Rama, por kjo nuk i jep të drejtë të mos mbajë përgjegjësi. Për shkak të lidhjeve të padrejta, ai është i detyruar ta mbajë situatën në krah.

Berisha: E patë ca skandalesh kanë ndodhur.
Qindra taksa të shqiptarëve, menazhohen me sms, shkallëve skutave. Sikur ky shtet s’ka asnjë ligj, asnjë rregull, Sikur ky shtet është pronë e Lubisë dhe e Edi Ramës, që mund të vendosin c’të duan. Për të vjedhur jo 50, pro të paktën 100 mln për LLogaranë. Anuluan tenderin 130 mln. Tani ai shkon 230 mln. Kanë ngrenë urat, 20 mln dy ura. Nuk ekzistojnë. Tuneli është katastrofal në cilësi, i pakolauduar. Nga komisioni ka firmosur vetëm 1. Ska asnjë garanci! Në vend që të shkojë dhe të pendohet te drejtësia, që të thotë se ja urdhër nga Edi Rama. Por thotë; jam mbesa e Serial Killerit, të marr me vete. Ndaj ai është i detyruar që ta mbaj në krah. Në kulmin e skandalit Balluku, Edi Rama pasi doli në konferencë shtypi, asnjë pyetje nuk i bëri media. Njëra që e bëri, e përzuri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: