Gjatë një debati në studion e Log, këshilltari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi deklaroi se PS nuk do ta lëshojë zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, deri sa të flasë drejtësia.

“Këta e kanë treguar se si kanë qenë në raport me drejtësinë, këta janë ata që thonë Dum Dumani, këta që thonë lavire bulevardi, nuk do të lëshojmë këdo, ju vdisni që ta lëshojmë por nuk ndodh. Prisni njëherë të flasë drejtësia”, tha Muharremi.

Por kjo ka sjellë reagimin e përfaqësuesit të PD, Aulon Kalaja i cili e ka cilësuar zv/kryeministren si rrezik potencial për të prishur provat.

“Ajo që më habit mua si ka mundësi që mbahet Erion Veliaj në burg dhe jo Belinda Balluku. Ajo është ministre e Infrastrukturës, mund të prishë provat. Për mendimin tim duhet të arrestohet, sepse është rrezik potencial për të prishur provat. Si në rastin e Veliajt që tha po kërkoj Nesti Angonin. SPAK është shumë i vonuar për arrestimin”, tha Kalaja.

Alfred Muharremi: këta kujtojnë se po bëjnë gjyq popullor,po këta e kanë marrë në Fier, në Tiranë, këta që flasin me komente duke bërë gjyqtarin e prokurorin.

Aulon Kalaja: Ajo është e pandehur o zotëri.

Alfred Muharremi: këta e kanë treguar se si kanë qenë në raport me drejtësinë, këta janë ata që thonë Dum Dumani, këta që thonë lavire bulevardi, nuk do të lëshojmë këdo, ju vdisni që ta lëshojmë por nuk ndodh. Prisni njëherë të flasë drejtësia. A është sot e pafajshme? Stop e mbyllëm.

Aulon Kalaja: Ajo që më habit mua si ka mundësi që mbahet Erion Veliaj në burg dhe jo Belinda Balluku. Ajo është ministre e Infrastrukturës, mund të prishë provat. Për mendimin tim duhet të arrestohet sepse është rrezik potencial për të prishur provat. Si në rastin e Veliajt që tha poo kërkoj Nesti Angonin. SPAK është shumë i vonuar për arrestimin.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb