Aulon Kalaja është sot i ftuar në “Log.” në Neës24 ku ka deklaruar se nesër është në gjykatë një seancë vendimtare sa i përket çështjes së tij me kryeabashkiakun e Tiranës Erion Veiaj dhe padisë së këtij të fundit për shpifje.

Nga ana tjetër Kalaja e quajti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kthyer në detyrë Veliajn, si një vendim të drejtë

“Takoj nesër Veliajn e pres në gjykatë. E prita me fakte por ai nuk erdhi në gjykatë edhe pse mund të vijë. Nëse nesër nuk vjen në gjykatë pushohet çështja. Është në nderin tij të vijë.
Çun mami, pi raki në burg, fonde të shoqërisë civile dhe ofrim i shërbimeve seksuale te ambasadat duke u hequr si homoseksual, për këto me ka paditur.
Kam 50 DVD, fotot ju i keni parë janë publike.
Veliaj politikan që vjen nga epruveta, është projekt politik.
Isha pro vendimit të GJK për Veliajn, kishte të drejtë edhe pse e kam kundërshtar.
Rama kishte mundësinë ta shkarkonte, por ai do t’i kapë gështenjat me duart e të tjerëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb