Almer Toska, drejtuesi i Timoni.al ka deklaruar se drejtësia po funksionon me dy standarde sa i përket rastit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Ai u shpreh se Balluku momentalisht është duke prishur çdo provë që e rrezikon dhe mund ta çojë drejtë arrestimit.

“Për Ballukun janë të sekuestruar 6 telefona, burim i pashtershëm nga komunikimet që të zbulohen shumë gjëra. Balluku, rasti ku po sfidohet drejtësia. Rama për mua është kapur peng nga Balluku, pasi nga socialistët Balluku njihet si bobe, Rama njihet si person që ka frikë nga persona me nota të boëtës së errët.

Rama është njeriu që mban lidhje të ngushta me lidhjen e krimit. Ai i trembet Ballukut e cila ka sekretet e veta me të cilat mban nën kontroll Ramën dhe nuk e lë ta shkarkojë. Pse SPAK po funksionon me dy standarde, tjetra u arrestua për një arkë peshku.

Unë po ta them ekskluzive. Altin Dumani po negocion, po ndan pazaret që Balluku të shpëtojë kokën dhe Dumani të marrë benjaminin e tij në krye të BKH, Elton Kërluku, Pazar që po përflitet në SPAK”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb