Almer Toska, drejtuesi i Timoni.al ka paralajmëruar së zëvendës kryeministrja Belinda Balluku do të arrestohet para 15 dhjetorit.

Në studion e Log. në News24, Toska tha se Prokuroria e Posaçme do dërgojë shkresën në Kuvend për të marrë autorizimin e Parlamentit.

“Unë po ta them ekskluzive. Altin Dumani po negocion, po ndajnë pazaret që Balluku të shpëtojë kokën dhe Dumani të marrë benjaminin e tij në krye të BKH, Elton Kërluku, Pazar që po përflitet në SPAK.

Fleta e arrestit për Belinda Ballukun do shkojë shumë shpejt në Kuvend. Janë dy dosje që po hetohen sot, aksi rrugor Ersekë-Korçë dhe Milot-Rrëshen. Balluku për mua arrestohet para 15 dhjetorit. Pse nuk i bllokohet të paktën pasaporta Ballukut? Po kërkon lobistë në SHBA sepse ka ambicie të hajë kokën e Ramës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb