Skuadra kampione e Oklahoma vazhdon të dominojë si në Konferencën e Perëndimit ashtu dhe në klasifikimin e përgjithshëm të NBA, duke mposhtur sot 126-102 Golden State. Alexander Shai me 28 pikë e 11 asist mbetet lider në parket për Oklahoma, me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (11 fitore, 1 humbje).

Fiton pa problem ekipi i Denver, që mundi 122-108 Sacramento jashtë fushe. Nikola Jokic me 35 pikë e 15 rebound ishte më i miri në parket. Fitoren më të thellë të ditës e korri Utah Jazz, që mposhti 152-128 Indiana. Lauri Markkanen realizoi 35 pikë për Jazz, ndërsa 27 pikët e Siakam për miqtë nuk mjaftuan.

Jashtë fushe fiton Toronto, që mundi 119-109 Brooklyn, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Ingram me 25 pikë e Quickley me 24 pikë më të mirët). Zhgënjen sërish Boston, që u mund në fund 102-100 nga Philadelphia, me dyshen Edwards-Maxey që realizuab 43 pikë, ndërsa nuk mjaftuan 24 pikët e Jalen Brown për Celtics.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb