Me mision 3 pikët, Shqipëria vijon përgatitjet për takimin kundër Andorrës. Trajneri Sylvinho ka pasur në dispozicion grupin e plotë, gjendja dhe atmosfera brenda ekipit përfaqësues është shumë pozitive. Mes palestrës dhe fushës, kuqezinjtë kanë punuar deri në detajin më të vogël këtë përballje jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm.

Trajneri Sylvinho i kushtoi shumë rëndësi pjesës taktike dhe goditjeve standarde, i vetëdijshëm se duhet të gjejë zgjidhje ndaj një ekipi që luan me shumë forca pas. Pavarësisht rivalit, Sylvinho nuk pritet të ndryshojë shumë, të paktën jo në raport me ndeshjen e fundit, atë kundër Serbisë.

Dy dilemat e vetme janë në mesfushë, pasi Medon Berisha po kalon një formë fantastike dhe në krahun e majtë të sulmit ku Arbër Hoxha dhe Uzuni janë në balotazh për një fanellë titullari.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: