Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën se kur do të nisë aksioni i opozitës.

Lideri i opozitës tha se nuk është ende momenti për tubim masiv kombëtar, por si fillim do të protestohet para Kryeministrisë duke zhvendosur aty simbolikisht “parlamentin e demokratëve”.

PD akuzon mazhorancën se i ka kufizuar hapësirat opozitës në Kuvend, duke i mohuar diskutimet dhe përfshorjen në debate.

“Këto janë disa nga zhvillimet më të fundit. Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve.

PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: