Kreu i PD-së, Sali Berish deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, duke shtuar se ky i fundit e ka refuzuar urdhrin e kreut të Qeverisë. Pirro Vengu njihet si bashkëpunëtor dhe njeri i besuar i zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, ai tha se nga ana tjetër demokratët do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas atentatit të djeshëm në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

“Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë…

Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.

Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: