Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka deklaroi në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është i pandehur për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, se do të paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i cështjes.

Sipas procedurës, kërkesa do t’i paraqitet zv.kryetarit të gjykatës së posacme, pasi Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, sepse ka qenë gjyqtare e seancës paraprake.

Sipas ligjit, zv.kryetari e shqyrton kërkesën e Gjokës dhe nëse kjo kërkesë pranohet, procesi ndaj ish-ministrit Mediu rikthehet nga e para.

Fatmir Mediu akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb