Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Naureda Llagamit dhe hapi rrugë dekretimit të Asim Vokshit, si anëtari më i ri në këtë gjykatë.
Llagami kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që emëroi Vokshin në Gjykatë Kushtetuese, duke pretenduar parregullsi në votim.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Naureda Llagamin
Llagami mori 9 vota, përkundrejt 6 të tillave që siguroi Vokshi, por për shkak se ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk arriti kuorumin e parashikuar nga ligji, Gjykata e Lartë emëroi Vokshin për shkak se ishte renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Llagami pretendoi se një nga votat ishte shpallur qëllimisht e pavlefshme dhe në këtë mënyrë ajo nuk u emërua dhe fillimisht iu drejtua gjykatës Administrative.
Pasi humbi përballjen e parë në këtë gjykatë, ajo vuri në lëvizje gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e shqyrtoi cështjen në një mbledhje të zhvilluar gjatë të martës e shtyu për të mërkurën marrjen e vendimit.
Pas këtij vendimi, presidenti Bajram Begaj pritet të caktojë datën e betimit të Asim Vokshit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vokshi pason në detyrë, kryegjyqtaren Olta Zacaj të cilës i përfundoi mandati.
Ai ka mandat të plotë 9-vjeçar.
