Andorra do të luajë ndaj Shqipërisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Eric Vales, lojtari i skuadrës nga Andorra u shpreh se ka porosi nga shokët serbë që të ndalin kuqezinjtë.

“Nuk mund t’ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos kini asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç bëjmë kundër çdo kundërshtari tjetër, qoftë në një ndeshje zyrtare apo miqësore.

Do të përgatitemi dhe do të luajmë kundër Shqipërisë sikur të ishte një finale. Ajo që mund t’ju them është se atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe jemi shumë të motivuar për të arritur një rezultat të mirë para tifozëve tanë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të përparojmë.

Futbollistët serbë nga klubi i tij, Tekstilac, i kanë kërkuar atij të “ndihmojë” Serbinë me një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë.

“Sigurisht që kemi folur për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti midis shokëve të ekipit është ajo që na bën më të mëdhenj”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb