Qytetarët shprehen se drejtësia nuk po zbaton të njëjtin standard të vetëm, kur bëhet fjalë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Për mikrofonin e News24, ata komentojnë faktin që zëvendëskryeministrja e pandehur nga SPAK vijon të shkojë në zyrë dhe të firmosë ende dokumenta.
Qytetarët shprehen se drejtësia duhet të veprojë njëlloj si në të kaluarën me zyrtarët e tjerë të lartë dhe jo me dy standarde.
Vox Pop-et e qytetarëve për Ballukun të pandehur nga SPAK
Qytetar: Ajo s’duhet të dalë fare ta shikojë populli me sy, duhet të kishte ikur në SPAK.
Qytetare: Ta fusin brenda. Të dy njëlloj janë, si gjyshi si mbesa. Çfarë krimesh kanë bërë ata.
Qytetar: Rama duhet të largohet, duhet të japë dorëheqje. SPAK i ka hyrë kësaj pune, ta verifikojë mirë zëvendësen e tij.
Qytetar: Nëse kanë shkelur ligjin, çdo njeri është i barabartë përballë ligjit. SPAK duhet të bëjë detyrën e vet, nëse ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para ligjit.
Qytetar: Është turp t’i thuash Qeveri. është turp t’i thuash zv/kryeministre. Ata s’kanë surrat, janë të tërë për të ikur në burg.
Qytetar: Të marrë dënimin e merituar nga SPAK dhe Gjykata.
