Në konferencën për shtyp para Andorrës, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho foli për edhe mënyrën si do luajnë kuqezinjtë. Sipas tij, grupi do ketë të njëjtin shpirt gare dhe dëshirë.
“Ekipi do të jetë i njëjtë, sa i përket shpirtit të garës. Janë e njëjta gjë, siç nisëm eliminatoret. Ndërtimi mund të jetë ndryshe, por varet nga kundërshtari.
Detyrimi për fitore, ka nisur nga ndeshja me Letoninë. Kemi një ekip të ekuilibruar. Do jetë ndeshje e vështirë. Do jetë i njëjti shpirt gare.”
