Deputeti demokrat, Klevis Balliu është përfshirë në replika me ministrin e mbrojtjes, Pirro Vengu për tenderat që kanë përfituar kompanitë e lidhura me shoqërinë shtetërore KAYO, të firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. Gjatë diskutimit të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes në komisionin për çështjet e Brendshme, Balliu përmendi kompaninë Timak Defence, që sipas tij është e pompuar nga qeveria dhe së bashku me KAYO-n, kanë formuar strukturën që po përfitojnë nga këto kontrata fiktive me qellim per te vjedhur. Balliu ngriti gjithashtu dyshime për vlerën e aksioneve të kompanisë, duke shtuar se “Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro”.
Klevis Balliu: Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku. Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.
Ndërkaq deputeti tjetër i PD, Flamur Noka akuzoi ministrin Vengu se emëroi në krye të shoqërisë KAYO Ardi Veliun, një njëri që sipas tij është i shytur ne afera kriminale dhe i dalë nga skutat e mafies.
Flamur Noka: Ardi Veliu, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale. Po i shkoni NATO-s me KAYO. Duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, sepse flitet për një vend anëtar të NATO, por të vendosësh në krye të KAYO-s, Ardi Veliun, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale. Nuk mund ti shkosh NATO-s me Ardi Veliun, kur ishte drejt në Vlorë, drejtorit të policisë bashkiake, thuhet se iu vodhën 600 mijë euro në shtëpi dhe ju një nëpunësi të nivelit të tretë i vidhen 600 mijë euro dhe ju e merrni e ngrini dhe vetëm e ngrini. Aferat kriminale. Pra ky njeri, e di çdo të thotë, ti varësh ujkut mëlçitë në qafë, ti japësh KAYO-n Ardit Veliut. Është shëmbëlltyra e narkosit në pushtet. Ju përfaqësoni Troplinët këto, por NATO-n kurrë.
Deputeti Balliu gjatë mbledhjes ngriti edhe shqetësimin për sigurinë në vend, duke përmendur atentatin e ndodhur një ditë më parë.
Sipas tij, vetëm 10 minuta pasi ministrja deklaroi se shqipëria ishte një nga vendet më të sigurta, ndodhi vrasja në Rinas, duke akuzuar ministrat e Qeverisë se vijnë në komisione apo dalin në deklarata vetëm për propagandë.
