Shqipëria është fare pranë Play Off të Botërorit, teksa një fitore ndaj Andorrës, kombinuar me një sukses ose barazim të Anglisë ndaj Serbisë, kuqezinjtë sigurojnë këtë fazë. Vetë tekniku i kuqezinjve, Sylvinho, nuk heziton të flasë për Play Off.

“Padyshim afrohet Botërori, për ne në fakt afrohet play-off. E dimë që është një hap shumë i vështirë, është një situatë shumë e mirë, nuk ka ndodhur kurrë më parë që ky ekip të shkojë në ndeshjet e fundit dhe të jetë në gjendje të shkojmë në play-off të Botërorit”- tha Sylvinho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb