Ligji për Barazinë Gjinore ka ngjallur së fundmi debat të gjerë, jo vetëm në politikë por edhe në shoqëri, ndërsa të enjten e kaluar përpara kuvendit u mbajt edhe një protestë kundër tij duke pretenduar se prek konceptin e familjes me gjinitë e shumëfishta.

Në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, kryetari Bardh Spahia në nisje të takimit, bëri një koment që ka shkaktuar megjithatë të qeshura.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, në dijeninë time nuk ka gjini të tjera në komisionin tonë, po pati i ftoj të vetëdeklarohen në mënyrë që t’u adresohemi edhe atyre. Po hapim sot mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha ai, deklaratë që u prit me buzëqeshje nga Eduart Shalësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb