Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, është ankuar për kushtet n të cilat punojnë.

Në fjalën e tij në komisionin për Nismat Qytetare, Biba u shpreh se detyrohen që mbledhjet t’i mbajnë në një ambient që përdoret edhe si arkivë, ndërsa ka vetëm një tualet që përdoret për 35 zonja.

“Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49, jemi në po të njëjtat ambiente.
Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”, tha ndër të tjera Biba.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb