Kosova po përgatitet për ndeshjet me Slloveninë dhe Zvicrën, në kuadër të kualifikueseve të botërorit.
Në podcastin e Federatës, portieri i dardanëve, Aro Muric tregoi këndvështrimin e tij.
“Duam të sigurojmë të paktën vendin e dytë për të shkuar në ‘play-off’, por besoj se mund të luftojmë edhe për vendin e parë. Fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja me Slloveninë.
Ekipi është në formë shumë të mirë, nuk ka lëndime dhe të gjithë lojtarët janë gati. Vetëm unë nuk mund të luaj për shkak të dy kartonëve të verdhë, por kam besim te portierët e tjerë që stërviten çdo ditë dhe japin maksimumin”, ka thënë Muric në “FFK Podcast”.
