Analisti, Fatos Lubonja, në një lidhje me studion e News24, ka folur ndër të tjera dhe për skandalin e tunelit të Llogarasë, ku iu referua dëshmisë së një eksperti italian i cili mësohet se është shprehur se për avancimin e punimeve në tunel është përdorur eksplozivi, jo makineria me turrjela që hap tunelin, por plasje.

“Unë kam një përvojë me atë tunel, një njeri i besueshëm kohë më parë më ka thënë se një ekspert italian ka thënë “të mjerët shqiptarë”. Italiani ka thënë se është kursyer edhe hekuri për të hedhur betonin. Edhe plasjet janë bërë jo si duhet, i kanë bërë në mënyrë më të shpeshtë, jo sipas procedurës. Kjo krahas korrupsionit 50 milionë euro. Këtu është trashur zullumi.

Drejtësia ka përgjegjësinë dhe seriozitetin, por edhe një lloj ndjeshmërie për fatet e Shqipërisë. E kanë këtë dimension prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë? Ka rënë një herë Shqipëria nga krimi, ra në 1997 sepse nuk u hetuan piramidat dhe njerëzit që i drejtonin. Ra shteti, u vranë 3 mijë veta”, tha Lubonja.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb