Shqipëria është një hap larg historisë, ku do ndaj Andorrës do të synojë të arrijë fazën Play Off të Botërorit. Për këtë ndeshje dhe jo vetëm, gazetari i njohur, Glend Tafaj bëri komentin e tij, në Sport News në News 24.

“Çdo ndeshje ka të panjohura e veta. Sot është e rëndësishme, duhet fitorja, na duhet një ndihmë nga Anglia. Asnjëherë nuk kemi qënë kaq pranë, tani e kuptojmë se nga vijmë. Të jesh kaq pranë është diçka unike. Më tej Play Off ka diçka specifike, të jesh në Play off është diçka e madhe. Botërori është ëndrra e të gjithëve.

Futbolli ka të paparashikuara, nuk është shkencë ekzakte. Barazimi ndaj Letonisë ndoshta edhe harrohet.  Nëse ne shkojmë në Play Off, të gjithë do e harrojnë atë hap fals”- tha Tafaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb