Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vlerësoi presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sarrah, bazuar në atë që po ndodh në terren, pas takimit të këtij të fundit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Uashington.

Duke folur në një kanal televiziv australian, Netanyahu theksoi se qëndrimi i Izraelit ndaj Sirisë do të varet nga veprimet konkrete të udhëheqësit të ri, përfshirë largimin e xhihadistëve nga ushtria siriane dhe bashkëpunimin për krijimin e një zone të demilitarizuar në jugperëndim të Sirisë, pranë Lartësive të Golanit.

“Për sa kohë që Siria jugperëndimore është e demilitarizuar dhe druzët janë të mbrojtur përgjithmonë, ne mund të ecim përpara,” tha Netanyahu. Kryeministri izraelit foli edhe për operacionet ushtarake kundër Iranit, duke theksuar se objektivat e Izraelit ishin të qarta dhe se ndërhyrja amerikane nuk kishte penguar përfundimin e tyre. Ai rikujtoi gjithashtu se Izraeli mban përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vet, përfshirë Gazën dhe kufijtë e tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb