Shqipëria synon fitoren ndaj Andorrës, në ndeshjen kualifikuese të botërorit. Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku komentoi zgjedhjet e Sylvinhos, sakaq nuk hezitoi të tregojë pak më shumë për skuadrën që do zbresë në fushë.
“Të gjithë lojtarët tanë janë të rëndësishëm. Për ne e rëndësishme është të marrim tre pikë, nuk ka rëndësi se kush e nis nga fillimi ndeshjen.
Duhet të mos i japim mundësi kundërshtarit për kundërsulme.
“Broja do jetë që në minutën e parë dhe ne kërkojmë që të arrijë të bëjë shumë sot.
“Hoxha dhe Uzuni kanë karakteristikat e tyre dhe trajneri zgjodhi Hoxhën. Është thjesht zgjedhje e trajnerit për këtë ndeshje”- tha ai për Klan.
