Lojtari i Sllovenisë, Erik Janza u ndal të fliste para ndeshjes ndaj Kosovës (Kualifikuese Botërori).
“Ne e dimë çfarë duam, kemi disa plane se si ta mposhtim Kosovën. Të shtunën, do të varet pak edhe prej tyre, por ne po shohim veten dhe shpresoj se do ta përmbushim planin.
Sigurisht që është keq për ne, por ne lojtarët mendojmë për veten tonë dhe të paraqitemi sa më mirë në fushë. Lëndimet janë problem për trajnerin. Do të shohim se si do të vendosë trajneri. Sesko patjetër që do të na mungojë, sepse të gjithë e dimë se çfarë lloj lojtari është, por nga ana tjetër, kemi tre ose katër sulmues cilësorë”- tha ai.
