Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman i shprehën ngushëllimet e tyre të enjten Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për viktimat e rrëzimit të një aeroplani ushtarak mallrash turk në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme tha se monarku saudit i dërgoi një telegram ku shprehte “ngushëllime dhe dhembshuri” Presidentit Erdogan pas rrëzimit të avionit turk dhe viktimave që rezultuan.

Ai u lut për mëshirën e Zotit për viktimat dhe durimin për familjet e tyre, duke kërkuar që Turqia të kursehet nga “çdo dëm”.

Princi i Kurorës Mohammed bin Salman i dërgoi një mesazh të ngjashëm ngushëllimi presidentit turk, tha ministria.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se 20 ushtarë u vranë të martën kur një nga aeroplanët e saj ushtarakë mallrash u rrëzua pranë kufirit Azerbajxhan-Gjeorgji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb