Një natë e vështirë ka përjetuar kryeqyteti ukrainas, Kiev, pas një sulmi masiv nga forcat ruse që goditi lagjet e qytetit dhe shkaktoi viktima civile. Lajmin e bëri të ditur sot Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, katër persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë, përfshirë fëmijë dhe një grua shtatzënë, mbetën të plagosur. Sulmi përfshiu rreth 430 dronë dhe 18 raketa, duke përfshirë raketa balistike dhe tokë-ajër, që goditën pallate, ndërtesa dhe infrastrukturë civile. Madje, edhe Ambasada e Azerbajxhanit në Kiev u godit nga fragmente raketash.
“Ky ishte një sulm i llogaritur qëllimisht, i cili synonte të shkaktonte dëme maksimale për popullsinë dhe infrastrukturën civile,” -shkroi Zelensky në një postim në X. “Ukraina po u përgjigjet me forcë të gjerë, dhe bota duhet t’i ndalojë këto sulme ndaj jetës njerëzore përmes sanksioneve.”, tha ai.
Sulmet nuk u përqendruan vetëm në Kiev, por prekën edhe rajonet e Kharkivit, Odesës dhe Sumy, ku u përdorën raketa Zircon. Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klimenko, raportoi progresin e operacioneve të shpëtimit dhe ndërhyrjeve të emergjencës në zonat e goditura.
Presidenti Zelensky gjithashtu falënderoi stafin e emergjencës dhe Forcat Ajrore të Ukrainës për mbrojtjen efektive, duke theksuar nevojën për sisteme shtesë mbrojtjeje ajrore dhe raketa interceptuese, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
Kyiv. Sleeping people under attack by Russian terrorists. pic.twitter.com/EiA2arQnPS
— Денис Казанський (@den_kazansky) November 14, 2025
