Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë nga problematikat që i përkasin mungesës së hapësirave publike apo përdorimit të tyre nga komuniteti, është për shkak të vendimeve të marrë nga sistemi gjyqësor.

Kreu i qeverisë iu rikthye sërisht sulmeve ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, të cilët sipas tij kishin lejuar ndërtimin e objekteve pa leje.

“Problemet hasin vështirësi edhe sot nga injoranca apo korruptimi i gjykatësve. Duhet të jesh injorant ose i korruptuar t’u mohosh të drejtën komunitetit.
S’është normale që kryeministri të tregojë me gisht gjykatësit e të thotë ka bërë akt armiqësor ndaj komunitetit, por ata që ankohen me të drejtë të mendojë që lokali nuk prishet sepse është korruptuar inspektoriati përkatës apo sepse gjykatësi apo një zyrtar, i ka dhënë të drejtë atij që të ndërtojë aty. Por ai s’ka të drejtë ta shfrytëzojë sepse s’ka leje ndërtimi, pavarësisht atyre pseudolejeve të përkohshme që mund të ketë lëshuar bashkia apo administrate”, tha ai.

Rama ndërkohë ka bërë të ditura edhe shifrat, ku tha se vetëm dje ka mkarë shifrat ku 100 mijë metra katrorë hapësirë janë liruar tashmë nga zaptuesit.

“Ka disa raste që më vjen mirë që tani gjykatësit janë më të përmbajtur, por e vërteta duhet thënë. Aty ku prona është private dhe do ndërtohet një shkollë apo rrugë, duhet shpronësuar dhe do e shpronësojmë. Dje mora shifrën, mbi 100 000 metra katrorë të liruara nga zaptuesit, ku po bëhen projekte përkatëse për t’i rikthyer e kthyer në hapësira, që komuniteti të marrë frymë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb