Pas një periudhe jashtë fushe për shkak dëmtimi, Ardon Jashari u rikthye të luajë, teksa u aktivizua në miqësoren e Milanit ndaj Entellas.
“Është gjithmonë pak e vështirë të rikthehesh në lojë pasi ke qenë jashtë për një kohë të gjatë, dhe në fusha si kjo është edhe më e komplikuar, por në fund të fundit, më mungoi të luaja futboll. Gjëja më e rëndësishme sot ishte të rizbuloja ato ndjenja: të bëja gjëra të mira me topin, të vrapoja shumë për ekipin. Kjo kishte më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.
Gjatë rikuperimit të tij nga dëmtimi, mbështetja e të gjithë ekipit të Milanit ishte thelbësore për mesfushorin: “Mora kaq shumë mesazhe, dhe madje edhe kur stërvitesha vetëm në Milanello, ndjeva kaq shumë ngrohtësi nga ekipi. Tani shpresoj të kthehem së shpejti në fushë me ta në garat zyrtare dhe të jap gjithçka nga vetja”.
