Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin pranë Rinasit ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se po hetohet në lidhje me përfshirjen e zyrtarëve në atentat, ndërsa shtoi se zona ishte në “black out” për 8 orë pa energji elektrike.

Lala ka sqaruar se kamerat e sigurisë për pasojë nuk kanë qenë aktive, ndërsa autorëve u ka “shpëtuar” vetëm njëra e një biznesi.

Klodiana Lala: OSHEE ka njoftuar banorët që në datën 24:00 se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin. Ishte vetëm kamera e një biznesi e sekuestruar, disa biznese të tjera dhe kamerat e Rinasit.
Ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në këtë histori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb