Muçi Shaljani është personi që ka mbetur i plagosur në atentatin pranë Rinasit ndaj Gilmando Danit, ku ky i fundit edhe humbi jetën.
Shaljani, i njohur dhe me mbiemrin Sheqeri, ka marrë 10 plumba në trup, dy prej të cilave në kokë.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje sa i përket gjendjes së Sheqerit, ku tha se gjendja e tij mbetet ende e rendë.
Me sa duket ende plumbat janë në trupin e tij, dhe mjekët nuk kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga zona e kokës.
Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.
Gilmando Dani, emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, njihet prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, shpesh përmendur si “krahu i tij i djathtë”. Edhe pse ndaj tij nuk janë ngritur akuza të rënda në vite, prania e tij në disa episode të përbashkëta me Shullazin dhe në ngjarje të natyrës kriminale e kanë bërë figurë të dyshuar e të monitoruar vazhdimisht nga policia.
