Deputeti i PD, Klevis Balliu, theksoi PS ka humbur 14.800 vota në Vlorë vetëm pas 4 muajve. Ai shton se droga është një pushtet i jashtëzakonshme dhe sipas tij, qeveria e përdor.

“Regjimet nuk rrëzohet me të lutëm ik! Unë e besoj kur them që kemi përballë një regjimi nuk e them për propagandë qytetarëve. Por është një e vërtetë e pamohueshme që jemi në një regjim.

Ç’është më e keqja është një regjim mafioz i lidhur me bandat, droga është një pushtet i jashtëzakonshme. Kulla dhe gjithçka që shikon janë pastrim parash. Edhe unë dhe shumë kolegë të mi jemi për një qasje më ballore.

Në lidhje me reagim, por duhet të jemi të qartë as kjo parti dhe asnjë tjetër jo vetëm në Shqipëri, por asnjë vend të botës nuk mund ty bëjë asgjë pa një bashkëpunim me qytetarët. Është e pamundur që 10 deputetë të bëjnë një revolucion.

Unë mendoj që zgjedhjet e fundit ishin një tregues. Marrim rastin e Vlorës, PS në vetëm 4 muaj ra me 14 mijë vota. Kryeministri ka 12 vjet me një pushtet absolut dhe Vlorën nuk di ta ketë humbur ndonjëherë. Në këtë aspekt 7% ishte një shpullë që ju dha mbarë politikës. 5 fitore, 5 humbje për Shqipërinë. Ka humbur 14 800 vota në Vlorë, sepse kur nuk ka votim dhe pjesëmarrje nuk ka demokraci.”, tha Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb