Sot në studion e “News24 Fundjavë”, që do të jetë çdo të shtunë dhe të dielë me Megi Latifin në ekranet tuaja, ishte i ftuar një nga shkrimtarët më të veçantë të letrave shqipe, autorin që e ka kthyer dashurinë në art dhe gjuhën në një hapësirë të re estetike.
Akademiku Zejnullah Rrahmani vjen para publikut me veprën e tij më të fundit, “Molla”, e cila u botua dhe u prezantua pikërisht gjatë Panairit të 28-të të Librit, duke u bërë menjëherë një nga titujt më të komentuar e më të kërkuar të këtij edicioni.
“Molla” është një vepër e jashtëzakonshme për dashurinë, një libër që ndërthur mitin, alkiminë, erotikën dhe përjetimin e thellë emocional me një gjuhë brilante e të papërsëritshme.
“Poeti i trajton në mënyrë të veçantë dhe të re ngjarjet. Një roman i tillë tregon një dashuri më të hershme që në një farë mënyre ka ardhur duke u sublimuar deri në variantit përfundimtar tek “Molla” që përmbledh eksperiencën që tani kthehet.
Në procesin krijuar, është një përvojë e gjatë e mbledhur në shënime. Vepra ndahet në mollë të zezë, të bardhë dhe të artë.
Ky libër ka më shumë shtresa narrative, njëra prej tyre është konkrete dhe lidhet me pika të caktuara të jetës”, tha ai.
