Tema që po trajtohet sot në “News24 Fundjavë” është ajo e dadove filipinase, si trend i familjeve shqiptare dhe jo vetëm.

Në një lidhje online nga Maroku, sot ishte rekrutuesja Xhoana Sita e cila ka dhënë detaje në lidhje me atë se si funksion procesi, ndërsa tha se shumica e dadove kanë eksperienca të mëparshme që i ndihmon të përshtaten edhe më lehtë.

“Shqipëria është njohur me këtë fenomen vitet e fundit për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Ato kanë bërë diferencën në botë, janë shumë të mira dhe të kujdesshme me fëmijët, madje i kam zgjedhur edhe për fëmijët e mi. Shumica e tyre kanë eksperiencë pasi vijnë nga shtete të tjera. Numri më i madh i të ardhurve të punonjësve nga Azia në fakt janë për hotelerinë”, tha ajo.

Ndërkohë në studio ishte e ftuar Sajmira Selmani një nga prindërit që ka zgjedhur këtë formë për të siguruar ndihmën për rritjen e fëmijëve, të cilët janë dy, binjakë.

“Jam shumë e lumtur me dadon filipineze. Në dallim me dadot shqiptare, filipinezet nuk janë aq shumë protektive, dhe fëmijët rriten më të disiplinuar dhe më të pavarur. Fëmijët për 10 ditë janë ambientuar shumë shpejt me të. Edhe pse janë në klasën e parë shoh që komunikojnë në mënyrë të zhdërvjellët me të në gjuhën angleze, pra i ndihmon në këtë drejtim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb